Prishtinë, nis ndërtimi i Qendrës për Autizëm dhe sindromën Down
25 shkurt 2021
| 15:40
Në Komunën e Prishtinës ka nisur ndërtimi i Qendrës për Autizëm dhe Sindromën Down. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
“Qendra për Autizëm dhe Syndromen Down po ndërtohet me shpejtësi të madhe. Qendra e bashkëfinancuar nga komuna jonë, TIKA si dhe shoqatat Autizmi dhe Syndrome Down do të jetë qendra e parë dhe e vetme e këtij lloji në Kosovë”, ka thënë Ahmeti.