
Prishtinë, një punëtor bie nga kati i tretë
30 tetor 2019
| 16:00
Policia raporton se dje në rrugën “Ferat Dragaj” në Prishtinë një person i moshës së re është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, pasi që ai derisa ishte duke punuar në një ndërtesë në ndërtim ishte rrëzuar dhe kishte pësuar lëndime trupore.
Lidhur me rastin është intervistuar i dyshuari, pronari i kompanisë së ndërtimit i cili me urdhër të prokurorit kujdestar është liruar në procedurë të rregullt.