Prishtinë, punëtori vdes derisa ishte duke punuar në një objekt banesor
10 nëntor 2024
| 10:45
Një burrë ka vdekur gjatë ditës së djeshme derisa ishte duke punuar në një objekt banesor.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Gucia” në Prishtinë.
Ekipet përkatëse të policisë dhe mjekësore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e tij, njofton raporti 24 orësh i policisë.
Trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore, me vendim të prokurorit.