Prishtinë, rrënohet objekti i tretë për këtë javë pa leje ndërtimi
12 janar 2021
| 13:43
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se inspektorët e ndërtimit po vëzhgojnë në vazhdimësi terrenin dhe po marrin masa sipas ligjit në fuqi.
“Sot u ekzekutua rrënimi i tretë për këtë javë, pranë magjistrales Prishtinë – Ferizaj. Edhe në këtë rast, inspektori i zonës ka ndjekur të gjitha procedurat nga fillimi i këtij ndërtimi pa leje, duke ndërprerë punimet e duke dhënë urdhëresat e nevojshme. Moszbatimi i urdhëresave, vazhdimi i ndërtimit pa leje, sjell pasoja! Rrënimi, i domosdoshëm!”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.