Prishtinë: Zjarrfikësi lëndohet gjatë intervenimit për ta shuar zjarrin
20 shkurt 2024
| 14:06
Një zjarrfikësi ka pësuar një lëndim derisa ishte duke intervenuar për ta shuar zjarrin në një objekt në Prishtinë, në rrugën “Ukshin Hoti”.
Komandanti i zjarrfikësve në kryeqytet Malë Gashi, tha për Klankosova.tv se lëndimet janë të lehta.
“Jo, lëndimet janë krejt të vogla. S’ka diçka për t’u shqetësuar. Ka gërvishtje të vogla në gisht e s’ka nevojë as për qepje”, tha ai për Klankosova.tv
Rastin e ka konfirmuar edhe policia e Kosovës.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, tha për Klankosova.tv se nuk ka persona të lënduar nga ky rast.