Prishtinës i shtohet edhe një kënd “Te Pema”
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka treguar se kryeqytetit sot i është shtuar edhe një kënd “Te Pema”.
Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se ky kënd është vendosur në sheshin “Skënderbeu”.
Postimi i plotë i Ahmetit:
Edhe një kënd “Te Pema” i është shtuar Prishtinës dhe është vendosur në sheshin “Skënderbeu”.
10 këndet “Te Pema” të vendosura në Prishtinë, janë rezultat i bashkëpunimit të Komunës së Prishtinës me ICK – Innovation Centre Kosovo dhe janë pjesë e inkubatorit të Innovation Centre Kosova.
Ky produkt ka për qëllim vetëdijesimin për rëndësinë ajrit të pastër për shëndetin tonë dhe përmirësimin e cilësisë së tij nëpër zonat urbane, ku ndotja është më e madhe.
“TE Pema” është i mbushur me bimë që kanë aftësi shumë të mëdha të filtrimit të ajrit dhe prodhimit të oksigjenit. Kjo është e mundur falë renditjes, pozitës dhe sistemit automatik të ujitjes i cili bën që bimët të filtrojnë ajrin me kapacitet maksimal.