Prishtinës pritet t’i shtohen tri shkolla të reja
Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se kanë filluar procedurat tenderuese për tri shkolla të reja.
Ahmeti ka treguar se shkollat e reja do të ndërtohen në lagjen “Mati 1”, “Sofali” dhe lagjen “Qëndresa” në Vetërnik.
“Dje ka dalë njoftimi për fillimin e procedurave të tenderimit për tri shkolla të reja në Prishtinë, në ‘Mat’, ‘Sofali’ e ‘Veternik’ (afër lagjes ‘Qëndresa’). E pas një vlerësimi mjedisor së shpejti edhe për shkollën e katërt në ‘Arbëri’, afër Komunës së Re. Këto katër shkolla po bëhen në bashkëpunim me IFC (Banka Botërore) dhe për herë të parë në Kosovë me metodën PFI (Private Finance Initiative). Shkollat janë dizajnuar nga një kompania italiano-kolumbiane e përzgjedhur nga Banka Botërore dhe do të jenë ndër shkollat më moderne në Kosovë. Faza e parë e tenderimit është parakualifikimi ku pastaj kompanitë që i kalojnë kushtet do të ftohen për të ofertuar. Me këtë e kompletojmë rrjetin primar të shkollave!”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/