Prishtinës sivjet do t’i shtohen 12 mijë drunj të gjatë e 1 milion lule sezonale
Komuna e Prishtinës përmes një postimi në “Facebook”, ka konfirmuar se sivjet do të mbillen 12 mijë drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale.
“Më shumë hapësira të gjelbra, drunj e lule do të thotë ambient më i pastër, më i bukur dhe më i shëndetshëm. Për këtë të gjithë kemi nevojë, sidomos nëse jetojmë në qytet ku jeta ka një dinamikë tjetër. Prishtina po vazhdon të gjelbërohet dhe sivjet do të i shtohen 12.000 drunj të gjatë dhe 1 milion lule sezonale”, thuhet në njoftim.
Komuna ka postuar disa të kreut të saj, Shpend Ahmetit dhe humoristit Vedat Bajrami duke mbjellë drunj.
“Sot bashkë me Vedatin e Stupcave mbjellëm disa fidane pranë QMF-së në Bregun e Diellit. Duke treguar shembull për brezat e rinj, duhet gjithmonë të kujdesemi për rrethin ku jetojmë. Sepse, çdo ditë është Dita e Tokës! Vazhdo rri n’shpi që më shpejtë të e shijojmë bashkë pranverën në Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.