Pritë në Beograd, kamerat e sigurisë filmojnë çastin e sulmit

31 dhjetor 2021 | 09:11

Në Karaburma të Beogradit, ditë më parë ndodhi një pritë e mirëorganizuar, ku një i ri për pak sa nuk e pësoi me jetë kur një person i maskuar dhe me revole në dore fillon të shtie në drejtim të tij.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur sulmuesi rreth orës 1:30, shkrepi disa plumba mbi V.O., 19-vjeç, transmeton Telegrafi.

Sulmues e kishte pritur V.O. të dalë nga vetura, e më pas filloi të shtie në drejtim të tij. E pavarësisht që tentoi të ikë, i riu ka pësuar lëndime ku si pasojë është dërguar me urgjencë në spital.

Hetuesit në Serbi kishin tentuar të bisedojnë me të riun që u plagos, por ai kishte refuzuar të bashkëpunojë me arsyetimin se nuk e ka parë sulmuesin dhe se nuk e di se kush tentoi ta mbytë.

Por gjykuar nga pamjet e kamerave të sigurisë, realiteti del të jetë krejt ndryshe – i riu lëre që e vëren por ai kthehet për ta parë dhe fillon të vrapojë në drejtim të veturave tjera, me shpresën se do t’i shpëtojë plumbave.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të dytin vit radhazi, në 2021, shqiptarët, ashtu si…