“Prite n’Shesh”: Hapet aktiviteti për festat e fundvitit në Prishtinë

11 dhjetor 2021 | 01:43

Në shesh të kryeqytetit është bërë hapja e aktivitetit “Prite n’Shesh”, i cili pritet të jetë i hapur deri më 31 dhjetor.

26 shtëpiza të drurit gjatë këtyre ditëve do t’u shërbejnë qytetarëve me pije dhe ushqime.

Hapjen e aktivitetit e ka bërë kryetari aktual i Prishtinës, Përparim Rama dhe ish-kryetari Shpend Ahmeti.

Tash e disa vjet në prag të festave të fundvitit organizohen aktivitete të tilla deri në pritjen e ndërrimit të motmoteve.

Edhe sonte shumë qytetarë kanë marrë pjesë në hapje të të aktivitetit “Prite n’Shesh”.

Njoftimin për hapjen e këtij aktiviteti e ka bërë edhe kryetari Përparim Rama i cili ka thënë se “Prishtinën do ta shëndrrojmë në një kryeqytet të përjetimeve, të pasur me organizime të shumta kulturore, festivale të ndryshme dhe shume jetë!”.

Postimi i plotë i Ramës

Sonte isha në natën e hapjes së festivalit ‘Verë n’dimën’, atmosferë shumë e këndshme dhe festive nën dritat dekoruese të fundvitit.

Takova dhe biseduam me bizneset e pranishme aty, me shumë të rinjë, të moshuar e familjarë.

Prishtinën do ta shëndrrojmë në një kryeqytet të përjetimeve, të pasur me organizime të shumta kulturore, festivale të ndryshme dhe shume jetë!

Prishtinë?

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fituesja e shumë medaljeve të arta në xhudo, mbretëresha e…