Priten modele të reja “iPad Pro” dhe “MacBook”

19 tetor 2018 | 14:02

Kompania “Apple” ka ftuar mediet për një aktivitet që do të mbahet në Nju Jork më 30 tetor.

Zakonisht aktiviteti i tetorit të “Apple” është fokusuar në produktet të cilat nuk janë prezantuar në aktivitetin e “iPhone” në shtator.

Të gjithë po presin rifreskime të disa produkteve si disa modele “Mac” dhe “iPad Pro”.

Modelet e 2018-ës të “iPad Pro” pritet të adoptojnë një dizajn të ngjashëm me “iPhone X” pa një buton fizik, me kornizë ekrani më të hollë dhe sistem kamerash për teknologjinë Face ID.

Sipas spekulimeve nisur nga kostoja e lartë e ekraneve OLED, “Apple” ka vendosur të implementoj një ekran LCD për “iPad Pro”.

Përveç tabletit në radhës për tu përditësuar janë modelet 12-inç “MacBook” e sipas të dhënave paraprake “Apple” ka zhvilluar një laptop “low-cost” me ekran Retina.

Së fundi “Mac Mini” i pa përditësuar që prej 2014-ës thuhet se do të vijë me të reja në këtë aktivitet./leco.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tryezën e diskutimit të organizuar nga Grupi për Studime…