Priten ndërprerje të përkohshme të internetit në 48 orët e ardhshme
Nëse në 48 orët e ardhshme filloni të përjetoni rënie të rrjetit, mos u shqetësoni sepse kjo është planifikuar. Në një raport nga RT (nëpërmjet NDTV), Korporata e Internetit e Emrave dhe Numrave të Caktuar (ICANN) ka njoftuar se do të kryejnë punën e mirëmbajtjes dhe ndryshojnë çelësin kriptografik që ndihmon në mbrojtjen e DNS-së së Internetit.
Sipas ICANN, kjo punë e mirëmbajtjes është e nevojshme sidomos në këtë kohë, ku ne po shohim një rritje në sulmet kibernetike. Në një deklaratë të bërë nga Autoriteti Rregullator i Komunikimeve (CRA), duket se jo të gjithë do të ndikohen domosdoshmërisht nga kjo çështje dhe se do të varet nga ISP-ja juaj.
CRA thotë, “Për të sqaruar më tej, disa përdorues të internetit mund të preken nëse operatorët e rrjetit ose ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP-të) nuk janë përgatitur për këtë ndryshim. Megjithatë, ky ndikim mund të shmanget duke mundësuar zgjerimet e duhura të sigurisë së sistemit.”
“Ne mund të supozojmë se shumica e ISP-ve duhet të jenë përgatitur tashmë për këtë, por në rast se përjetoni ndërprerje të rrjetit për faqet e caktuara të internetit ose kur bëni transaksione online, mos u brengosni sepse gjithçka, do të përfundoj në 48 orët e ardhshme.”