Pritën shkarkime në Postën e Kosovës
30 korrik 2020
| 11:22
Bordi i drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore “Posta e Kosovës” është duke mbajtur një mbledhje në të cilën pritet t’i shkarkojë tre zyrtarë të kësaj ndërmarrje.
Kështu ka thënë për gazetën “Epoka e re” një burim brenda Postës së Kosovës.
“Bordi është duke mbajtur mbledhje dhe në rënd të ditës parashihet që të jetë dhe pika e shkarkimit për tre zyrtarë: u.d kryeshefin, sekretarin dhe u.d, zyrtarin kryesor financiar”, ka thënë i njëjti burim.
A. MAVRAJ/ Epoka e re