Pritet aktakuzë ndaj të birit të Bidenit
08 shtator 2023
| 08:36
Prokurorët federalë planifikojnë të ngrenë aktakuzë ndaj të birit të presidentit amerikan Joe Biden, Hunter Biden, në fund të shtatorit.
Hunter Biden është akuzuar për posedim të armëve si përdorues i drogës, ani pse prokurorët nuk kanë njoftuar se mbi cilat akuza do të jenë të bazuara.
Hunter Biden, gjithashtu, është duke u hetuar nga prokurorët federalë për marrëveshjet e biznesit. Më i vogli i Bidenit ka qenë cak i hetimeve nga Kongresi qëkur republikanët morën kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve në muajin janar.
Republikanët kanë bërë përpjekje që aferat financiare të Hunterit t’i lidhin me babanë e tij, presidentin Biden.