Pritet dinamikë e re rreth çështjes së demarkacionit
06 janar 2018
| 07:27
Presidenti i vendit dhe partnerët e koalicionit qeverisës kanë bërë thirrje për arritjen e një konsensusi për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.
Ata kanë bërë me dije se muaji janar do të sjellë një dinamikë të re të trajtimit të kësaj çështje.
Zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë për “Epokën e re” se tani ka një situatë të re për demarkacionin dhe se numri i deputetëve që do të votojnë pro variantit aktual është rritur.
Edhe zëvendëskryeministri tjetër, Fatmir Limaj, ka deklaruar për gazetën se pret që këtë muaj çështja e demarkacionit të mbyllet.