Pritet marrëveshja mes Universitetit “Haxhi Zeka” me Universitetin e Trentos
23 maj 2018
| 21:15
Rektori, i Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë, Prof.Dr. Fadil Millaku dhe Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar, Prof.asoc.Dr.Ibish Mazreku së shpejti pritet të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Trentos në Itali.
Kjo marrëveshje mundëson shkëmbim të studentëve, stafit akademik përmes projekteve të programeve evropiane ERASMUS, studime të doktoratës. Ky bashkëpunim do të ketë në fokus fushat e agrobiznesit dhe të turizmit.
Menaxhmenti i “Haxhi Zekës” u prit nga Rektori i Universitetit të Trentos me bashkëpunëtor.
Menaxhmenti me këtë rast ka falënderuar drejtorin e Trentino con il Balcani për Kosovë,z.Elbert Krasniqi për organzinin e takimit dhe mundësinë e bashkëpunimit.