Pritet me ovacione debutimi i Eriksen me Brentfordin në Ligën Premier

26 shkurt 2022 | 18:28

Ylli danez, Christian Eriksen është rikthyer të luajë në një ndeshje zyrtare pas plot tetë muajve nga arresti kardiak që e përjetoi në Euro 2020.

Eriksen pati një arrest kardiak në Euro 2022 gjatë ndeshjes së parë të grupeve që Danimarka ishte duke e luajtur ndaj Finlandën.

Mesfushori danez ishte për 15 minuta thuajse i vdekur në fushë, por arriti të shpëtohet pas disa intervenimeve të doktorëve në fushë.

Megjithatë, Eriksen pati nevojë për të vendosur një difibrilator në zemër, pajisje e cila i rregullon rrahjet e zemrës.

Kjo bëri që danezi të largohet nga Inter përfundimisht në dhjetor nga Interi, pasi Serie A nuk lejon që një lojtar të luajë me atë pajisje.

Eriksen më vonë u transferua si lojtar i lirë të klubit anglez, Brentford, dhe deri tani ka luajtur disa ndeshje miqësore.

Por, sot (e shtunë), Eriksen ka debutuar zyrtarisht në një ndeshje zyrtare në Ligën Premier.

Danezi u inkuadrua në minutën e 52-të të ndeshjes ndaj Newcastle United, e vlefshme për javën e 27-të në kampionatin anglez.

Inkuadrimi i tij në lojë mori shumë ovacione nga tifozët.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parashikim i radhës nga “Simpsons” nuk ishte qesharak. U tha…