Pritet përkeqësim i motit, Komuna e Prishtinës kërkon kujdes nga qytetarët
09 shtator 2024
| 12:32
Komuna e Prishtinës ka bërë thirrje për kujdes te qytetarët, pasi për sot dhe nesër është paralajmëruar përkeqësim i motit.
Në njoftim u është kërkuar qytetarëve që të kenë kujdes të shtuar dhe t’i shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq.
Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: Shmangni lëvizjet e panevojshme gjatë periudhave me mot të keq. Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja. Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj . Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.