Pritet që Trumpi t’ua çelë dyert të burgosurve

23 mars 2020 | 09:30

Presidenti amerikan Donald Trump tha të dielën e 22 marsit se po shqyrton një urdhër ekzekutiv për të liruar të burgosur federalë të cilët nuk kanë qenë të dhunshëm dhe kanë pasur sjellje të mirë gjatë qëndrimit në burg.

“Ne jemi pyetur për lirimin e tyre. Do të shohim çfarë do të bëjmë. E dimë se ata janë s’janë të dhunshëm” u tha Trump gazetarëve në një konferencë për shtyp mbajtur në Shtëpinë e Bardhë.

Disa shtete të ShBA-së, si Kalifornia, New York, Ohio, Teksas dhe New York City kanë filluar lirimin e disa të burgosurve, si dhe ata që janë të moshuar ose të sëmurë për shkak të virusit.

Deri më tani në ShBA janë shënuar 457 viktima dhe 35 060 të infektuar me COVID 19.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisionari i Policisë së Nju Jorkut, Dermot Shea, tha të…