Pritet rikthimi i Ancelottit në Real

01 qershor 2021 | 11:15

Real Madridi po mendon ta zëvendësojë Zinedine Zidanin me Carlo Ancelottin.

Trajner i tanishëm i Evertonit, Carlo Ancelotti është italiani i tretë për të cilin thuhet se mund të emërohet në stolin e gjigantit spanjoll, pas Massimiliano Allegrit dhe Antonio Contes.

Allegri nuk është më në garë pasi u rikthye në Juventus, ndërsa Conte është i lirë ende pasi u largua nga Interi. Kandidatë të tjerë janë Mauricio Pochettino i PSG-së, Raul Gonzalez i Real Casitllas dhe trajneri i skuadrës së dytë të Real Sociedadit, Xabi Alonso.

Por tani, sipas Cadena SER, presidenti i Realit Florentino Perez e ka kontaktuar Ancelottin për ta kthyer në klub. Ancelotti e udhëhoqi Realin nga viti 2013 deri në vitin 2015, duke e fituar Ligën e Kampionëve në Lisbonë më 2014. Ai e fitoi Kupën e Mbreti, Superkupën e Spanjës dhe Kupën e Botës për Klube gjatë dy viteve në Madrid.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka…