Pritet rinovimi i kontratës së Mahrezit me Cityn
27 qershor 2022
| 14:08
Riyad Mahrez është shumë pranë rinovimit të kontratës me Manchester Cityn.
Sulmuesi algjerian, i cili paguhet me 160 mijë paund në javë në “Etihad”, ka edhe një vit kontratë me kampionët e Anglisë.
Por 31-vjeçari pritet të rinovojë me “Qytetarët”, ndërsa nga marrëveshja e re pritet të ketë të njëjtën pagë.
Kontrata e re do të jetë 3-vjeçare me opsionin për ta rinovuar për një tjetër sezon.
Mahrez, i cili u ble nga Leicester City në 2018-ën për 60 milionë paund ka shënuar 63 gola në 189 ndeshje për skuadrën e Guardiolës.