Pritet shkarkimi i Tuchelit
03 maj 2019
| 11:09
Paris Saint Germain rinovoi kontratën me trajnerin Thomas Tuchel deri në vitin 2021, por tani po mendon që ta shkarkojë atë.
Që nga firma në kontratën e re në muajin mars, situata është përkeqësuar, me PSG-në që nuk fitoi Kupën e Ligës, Kupën e Francës dhe u eliminua nga Liga e Kampionëve.
Duke mos arritur dot t’i përmbushte pritshmëritë e larta në kompeticionin evropian, mediet franceze flasin tani për krisje të raporteve mes teknikut dhe klubit parisien.