Pritet sigurimi i ujit të ngrohtë për Handikosin përmes energjisë diellore
04 dhjetor 2018
| 15:35
Është nënshkruar memorandumi i mirëkuptimit në mes të Komunës së Prishtinës dhe CIMIC Autcon nga Republika e Austrisë, përmes të cilit do të vendosen 6 kolektorë diellor në çatinë e objektit të Handikos, për gjenerimin e ujit të ngrohtë.
Njësia do të ketë rezervar me kapacitet deri në 1 000 litra, me qark të kthimit, me modul të ujit të freskët si dhe me tubacionin e kërkuar.
Vlera e projektit është 14.000 euro, dhe do të bashkëfinancohet nga Komuna dhe CIMIC Autcon.
/Epoka e re/