“Pritet të ndahen fëmijët nga prindërit”, Familjet amerikane me anëtarë pa dokumente do përballen me dëbimet e paralajmëruara nga Trump në 2025
Emigrantët në SHBA po përgatiten që miliona familje të ndahen potencialisht nga njëra-tjetra gjatë dëbimeve masive të planifikuara nga Presidenti i zgjedhur Donald Trump.
Është e paqartë se si do të zhvillohen deportimet dhe si do të ndikohen familjet, por një studim i kohëve të fundit nga Këshilli Amerikan i Emigracionit , një grup mbrojtës pro imigracionit, vlerësoi se deri në 4 milionë familje me status të përzier – ku disa anëtarë janë pa dokumente dhe disa janë shtetas amerikanë – mund të ndahen.
Në shtete si Arizona, Kolorado dhe Pensilvania, familjet me status të përzier, azilkërkuesit dhe avokatët thonë se po planifikojnë skenarë ku fëmijët mund të ndahen nga prindërit e tyre.
Në Pensilvani, Lillie, një shtetase amerikane që nuk donte të përdorte mbiemrin e saj për shkak të shqetësimit për sigurinë e familjes së saj, është martuar me bashkëshortin nga Hondurasi për 10 vjet, por se ai nuk ka dokumente.
“Nëse ndodh diçka dhe burri im arrestohet ose deportohet, do të ishte shumë e vështirë për mua të marr pasaporta për fëmijët e mi, për fëmijët tanë, që të mund të largoheshim nga vendi për të shkuar ta takojmë,” tha ajo, ndërsa ka jisur procesin.
Burri i saj u ndalua në vitin 2017, gjatë administratës së fundit Trump, për rreth dy muaj. Sipas saj, ajo ishte një përvojë e cila e ka ndikuar mendërisht dhe emocionalisht.
“Ai e ka bërë të qartë se nëse do të ndodhte përsëri, nuk do të ‘luftoj’ sepse nuk dëshiron më të qendrojë në paraburgim, thjeshtë do të
pranojë të largohet”, shprehet ajo.
Gjatë gjithë kandidimit të tij për presidencialet, Trump ka mbledhur mbështetës me premtimin se do të zbatonte përpjekjen më të madhe të dëbimit masiv në historinë amerikane. Dhe ndërsa Trump ka thënë se do të fillojë duke i dhënë përparësi personave jo amerikan me të shkuar kriminale për t’i depërtuar, ish-presidenti dhe administrata e tij e ardhshme nuk e kanë përjashtuar ndarjen ose deportimin e familjeve.
Plane specifike të dëbimit masiv janë ende duke u zhvilluar nga Trump dhe ekipi i tij i tranzicionit, por burime të njohura me planifikimin i thanë NBC Neës kohët e fundit se rifillimi i paraburgimit familjar dhe potencialisht ndërtimi i më shumë objekteve të paraburgimit në qytetet jokufitare të SHBA-së janë duke u konsideruar.
Në Tucson, Arizona, Coalición de Derechos Humanos, një grup prej më shumë se 10 organizatash jofitimprurëse, po ndihmon familjet pa dokumente dhe me status të përzier të krijojnë “pako urgjence” përpara dëbimeve masive të mundshme. Ideja, thonë organizatorët, bazohet pjesërisht në përvojat e kaluara ku prindërit janë ndaluar ose deportuar ndërsa fëmijët e tyre ishin në shkollë.
“Kemi pasur raste kur kanë bërë thirrje. Kemi pasur raste kur ata nuk kanë mundur të kontaktojnë me nënën, miqtë e tyre”, tha bashkëthemeluesja e koalicionit Isabel Garcia.
“Paketa e urgjencës”, të cilën anëtarët e koalicionit po ndihmojnë familjet ta bëjnë në punëtoritë lokale, do të përfshijë dokumente kyçe të tilla si një autorizim për autoritetin prindëror, kontaktet e urgjencës familjare dhe të dhënat shkollore të një fëmije.
Garcia tha se interesi i komunitetit për koalicionin dhe shërbimet e tij ka arritur kulmin që kur Trump fitoi zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.
“Më shumë njerëz kanë ardhur në takimet tona. Kemi pasur më shumë njerëz që na kanë telefonuar. Tani jemi të përmbytur me raste”, tha Garcia.