PRITJA

03 maj 2024 | 20:08

(Në nderim të nënave që presin të zhdukurit e luftës)

Shkruan: Begzad BALIU

Në mars të vitit 1981 gjyshja ime jetonte ditët e fundit. Tek rrinte te koka e saj, daja im i madh i tha:
– Po e shoh se po i mban sytë te dera? Kë po e pret? Të gjithë jemi brenda.
– Po pres të hyj Alia, – tha gjyshja, me një gjysmë zëri. Të gjithë ngrimë në vend. Shumë nga ne fëmijët nuk e dinim kush ishte ai.
– Alia! – tha daja me habi. – Ti e di që Alia është zhdukur para 40 vjetësh. Kush e di, e vranë apo vdiq nëpër burgjet e Serbisë. Tash ai vështirë se është në mesin e të gjallëve!
– Nuk e di, e vranë apo ende është gjallë, por, prej ditës kur e thirrën të dalë te dera e oborrit, ai nuk u kthye kurrë më. E unë e prita që ai të kthehet! E prita qe 40 vjet. Sa herë është hapur dera e shtëpisë, sytë e mi kanë pritur ta shohin Alinë. Po e pres edhe këto ditë të fundit që më kanë mbetur.
* * *
Gjyshja vdiq pa u bërë një muaj, ndërsa nëna ime e vajtoi te koka:
0j oj oj…! Halil Garria i Motrës, u ngrit nga varrit të mbante Besën që i kishte dhënë motrës!
0j oj oj…! Alia i motrës e hapi derën e varrit që të hyje ti!
0j oj oj…! Ishalla ta bënë të lehtë ta kalosh edhe Urën e Xhenetit!
Oj, oj, oj…!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyra për Media e Qeverisë së Kosovës ka njoftuar se…