Pritja e familjarëve të të pagjeturve
30 gusht 2018
| 13:46
Sot, në Ditën Ndërkombëtare të të Pagjeturve, fotografi i talentuar, Artan Korenica, ka pasqyruar përmes fotografive dramën e dhimbshme të familjarëve të të pagjeturve të luftës në Kosovë, të cilët 19 vite pas mbarimit të luftës kanë mbetur në pritje pa ditur ende gjë për fatin e më të dashurve të tyre.
Ai këto fotografi i ka postuar në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Photo by: Artan Korenica/