Pritje deri në 2 orë në dalje në Merdarë e te Dheu i Bardhë
10 gusht 2024
| 11:29
Të shtunën e 10 gushtit, raporti i Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka njoftuar për kolonat dhe pritjet e gjata në pikat kufitare, të cilat bëjnë lidhjen mes Kosovës dhe Serbisë.
Pritjet më të gjata janë regjistruar në dalje në pikat kufitare në Merdarë dhe në Dheun e Bardhë.
Pritjet në dalje te Dheu i Bardhë janë deri në 2 orë ndërsa kolona e automjeteve deri në 1200 metra.
Në Merdarë pritjet në dalje janë deri në 2 orë ndërsa kolona po ashtu është deri në 1200 metra.
Pritje deri në 1 orë janë regjistruar edhe në Jarinje ndërsa kolona të automjeteve në dalje deri në 600 metra.