Pritje diplomatike për 15-vjetorin e Pavarësisë, Reka nderohet me pllakatin e asamblesë së Nju Jorkut

17 shkurt 2023 | 15:51

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Nju Jork ka organizuar mbrëmë pritje për korrin diplomatik dhe bashkatdhetarët tanë me rastin e shënimit të 15-vjetorit të Pavarësisë.

Në praninë e dhjetëra ambasadorëve të shteteve anëtare të OKB-së, zyrtarëve të qytetit e shtetit të Nju Jorkut dhe rreth 150 shqiptarëve të kryeqendrës botërore, pas intoninit të himnit shtetëror të Kosovës dhe ShBA-së, fjalës mirëseardhëse e urimit për ditëlindjen e 15 të Republikës së Kosovës, tubimin e përshëndeti ambasadorja Lisa Carty, përfaqësuese e ShBA-së në ECOSOC të OKB.

Ndërkaq, asamblisti në Asamblenë e shtetit të Nju Jorkut, Charles D. Fall, shefin e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Nju Jork, ambasadorin Blerim Reka e nderoi me pllakatën e kësaj asambleje me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në ditën kur shteti i Kosovës feston 15-vjetorin e shpalljes…