Pritje madhështore në Klinë për Sokol Bashotën, edhe kandidati për deputet Shahin Dervishaj, i pranishëm 

07 dhjetor 2024 | 14:39

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Shahin Dervishaj, i është bashkuar pritjes madhështore nga qytetarët e Klinës për çlirimtarin, ish-anëtarin e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së dhe kryetar i Degës së PDK-së në Klinë, Sokol Bashota.

Dervishaj ka theksuar se triumfi i Sokol Bashotës është fitore e vlerës tonë më sublime dhe e vërteta e pastërtisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Nuk ka si të jetë ndryshe edhe për çlirimtarët tanë që padrejtësisht janë duke u gjykuar në këtë proces krejtësisht të montuar dhe të sponzorizuar nga armiku ynë shekullor. Kjo është edhe një dëshmi se e vërteta gjithmonë triumfon”.

“Kështu do të triumfojnë edhe ish-presidenti, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, Rexhep Selimi dhe të tjerët që po gjykohen në këtë tribunal. Vetëm atëherë liria e pavarësia jonë do të jetë e plotë sepse këta burra janë e vërteta e luftës së pastër të UÇK-së dhe historia e Republikës së Kosovës. Drejësi për çlirimtarët. Liria ka emër”, ka shkruaj Dervishaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë e ka konfirmuar aktakuzën Prokurorisë Speciale…