Pritje madhështore në vendlindjen e Hashim Thaçit
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka qëndruar sonte në Burojë, në vendlindjen e ish presidentit Hashim Thaçi.
“Pritje madhështore dhe mbështetje e jashtëzakonshme për Partinë Demokratike të Kosovës, në vendlindjen e liderit të saj historik – në Burojën e Hashim Thaçit”.
“Atmosferë e njëjtë mbizotëroi edhe në takimin me qytetarët e Klinës së Epërme, në përkrahje të kandidatit tonë për kryetar të Komunës së Skenderajt, Fadil Nura”, ka shkruar Krasniqi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se Drenica është bastion i pathyeshëm që i ka dhënë Kosovës projektin më të madh kombëtar – Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, që është ADN-ja e Partisë Demokratike të Kosovës.
“E, Partia Demokratike e Kosovës është më se e vendosur për ta rimarrë qeverisjen në Skenderaj, sepse ky qytet dhe Drenica në tërësi, meriton të qeveriset dinjitetshëm. UÇK është zemra e Kosovës, ndërsa PDK është në zemrën e Drenicës. Dhe, adresa e vetme e PDK-së në zgjedhjet e 17 tetorit është numri 177”, ka shkruar Krasniqi.