Pritje madhështorë për De Rossin në Argjentinë

25 korrik 2019 | 15:08

Daniele De Rossi përgatitet të nisë një tjetër aventurë në karrierën e tij. Mesfushori italian u largua nga Roma, klubi i zemrës teksa drejtuesit nuk patën mirënjohjen t’i ofronin një kontratë të re.

Në fakt, u mendua se 36-vjeçari do të tërhiqej nga futbolli i luajtur, mirëpo dëshira e tij ishte të mbetej ende aktiv në futbollin e luajtur.

I gjendur pa skuadër, De Rossit i mbërritën shumë oferta nga klube të Serisë A, megjithatë ish-kapiteni i verdhekuqve për të mos tradhtuar klubin kryeqytetas, zgjodhi alternativën Boca Juniores. De Rossi ka pasur gjithnjë një lidhje me skuadrën e Bocës, ndërsa është shprehur se ndoshta një ditë mund të luante në Argjentinë. Më në fund ajo ditë është bërë realitet dhe prej ditës së sotme De Rossi është pjesë e Bocës.

Mesfushori ka mbërritur në aeroportin e Buenos Aires, ndërkohë që është pritur nga një turmë madhështore tifozësh. De Rossi ka firmosur një kontratë njëvjeçare, teksa më pas do të kryejë edhe vizitat mjekësore. Dita e debutimit pritet të jetë më datë 4 gusht për ndeshjen e dytë të kampionatit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ishte viti 1953 dhe shqiptarë iknin në emigrim në Beograd…