Pritje madhështore për Kariusin (video)
08 gusht 2018
| 13:12
Në “Anfiled” u kthye për herë të parë pas gafave të finales të Ligës së Kampionëve, Loris Karius.
Ky i fundit ndikoi në humbjen e finales kundër madrilenëve (3-1), pasi pësoi dy gola për shkak të gafave të tij. Gjermani u prit në mënyrë spektakolare nga tifozët e “redsave” në miqësoren ndaj Torinos (3-1). I gjithë stadiumi u ngrit në këmbë duke duartrokitur Kariusin në minutën e 73 kur zëvendësoi Alisonin.