Pritje madhështore për Kroacinë (foto)
16 korrik 2018
| 20:29
Kroacia nuk arriti të kthehen me Kupën e Botës, por sërish futbollistët kroatë janë pritur në vendin e tyre si heronj.
Kroacia bëri një paraqitje mbresëlënëse në Rusi, duke thyer edhe arritjen më të madhe të tyre që ishte vitin 1998, kur shkuan deri në gjysmëfinale në Botërorin e Francës.
Me mijëra kroatë dolën në shesh për të mbështetur idhujt e tyre, të cilët parakaluan me një autobus të hapur dhe me medaljen e argjendtë në qafë.