Pritje masive në Shtime, Bedri Hamza, i shoqëruar nga William Walker: Në ditën e parë si kryeministër, do të rris pagat dhe pensionet

23 janar 2025 | 20:00

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka shprehur mirënjohjen për pritjen masive që mori në tubimin e tij në Shtime, ku ishte shoqëruar nga ambasadori William Walker.

Ai e cilësoi Shtimen një qytet të rëndësishëm për historinë e Kosovës dhe një nyje që lidh qytetet dhe kombet.

Hamza falënderoi Walkerin për kontributin e tij në luftën për lirinë e Kosovës dhe u siguroi qytetarëve të Shtimes se premtimet e tij do të realizohen.

“Në ditën time të parë si kryeministër, do të filloj ndryshimet e nevojshme për rritjen e pagave dhe pensioneve,” tha ai.

Postimi i plotë:

Çfarë pritje masive, çfarë nderi të takoj qytetarët e Shtimes në tubimin e sotëm, ku më shoqëroi edhe ambasadori William Walker. Ky është qytet i ndërmarrësve të suksesshëm, qytet i dëshmorëve të UÇK-së dhe martirëve të luftës. Shtimja është nyje që lidhë qytetet e Kosovës, por edhe Kosovën me historinë tonë. Mikun e madh të shqiptarëve e falënderova për rolin e madh që ka luajtur për lirinë tonë. Ndërsa, qytetarët e Shtimes, i sigurova se atë që e premtoj, edhe e realizoj.
Në ditën time të parë si kryeministër, do t’i filloj ndryshimet e nevojshme për realizimin e rritjes 50% të pagave dhe 70% të pensioneve bazike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Muhamed Kuka ka pësuar…