Pritjet e gjata në kufi | Mërgimtarët mbesin pa karburant, detyrohen t’i shtynë veturat në zonat kufitare (Video)
08 janar 2023
| 18:15
Pas përfundimit të pushimeve në Kosovë, shumë mërgimtar janë nisur që të kthehen në shtetet që ata jetojnë. Por, kthimi i tyre po zgjat shumë. Pritjet e gjata në kufijtë shtetëror janë evidente edhe në këtë fluks të mërgimtarëve.
Disa nga ta kanë mbetur edhe pa karburant. Po detyrohen me i shtyrë veturat me duar në pikat kufitare.
Një mërgimtar ka treguar për orët e pritjes. Ai thotë se 7 orë ka pritur në Merdare, Kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. 10 orë ka pritur në kufirin mes Serbi- Kroaci.
“Jemi nisur nga Prishtina në orën 19:00. Qe 22 orë rrugë. Jemi së paku edhe katër orë në kufi me Serbinë dhe Kroacinë, në zonën neutrale”, thotë ai në kushte anonimiteti për Insajderin.