“Pritjet në kufi” edhe në “Facebook” dhe “Twitter”
Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK), nga dita e hënë ka vënë në funksion të plotë dhe në kohë reale aplikacionin “Pritjet në kufi” në “Facebook” dhe “Twitter”, ku qytetarët mund të informohen për pritjet në kufi.
Publikimi i fluksit do të bëhet çdo një orë në të dy rrjetet sociale.
Bashkangjitur gjeni edhe fotot të cilat do të paraqiten në rrjetet sociale, të cilat do të kenë kuptimin si në vijim:
Foto me ngjyrë të gjelbër do të simbolizojë pritjet prej: 03 – 20 minuta
Foto me ngjyrë të verdhë do të simbolizojë pritjet prej: 20 – 40 minuta
Foto me ngjyrë të kuqe do të simbolizojë pritjet prej: 40 – 60 minuta apo më gjatë
Ky është një projekt i Ministrisë së Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Open Data Kosovo dhe Girls Coding Kosova.
/Epoka e re/