Pritjet në Merdarë deri në katër orë
14 korrik 2018
| 10:39
Pritjet në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë kanë filluar të zgjaten.
Pas nisjes së pushimeve të mërgimtarëve të cilët kanë filluar të vijnë në Kosovë, në pikën kufitare në Mendarë për të hyrë në Kosovë, dje pasdite pritjet kanë shkuar deri në 3 – 4 orë.
Sipas fotografive shihet se kolonat janë të gjata për të hyrë nga Serbia në territorin e Kosovës në pikë-kalimin kufitar në Merdarë. /Kallxo.com/