Pritjet në Merdarë deri në një orë
24 dhjetor 2017
| 16:05
Në pikën kufitare në Merdarë pritjet për të hyrë në Kosovë janë deri në një orë, ndërsa në dalje të Kosovës nuk ka pritjet përveç kontrollit që zgjat 10 minuta.
Kështu ka thënë për “Kosovapress” zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha, i cili ka apeluar që mërgimtarët të shfrytëzojnë edhe pikat e tjera kufitare që për shkak të fluksit të madh të shmangin pritjen.