Pritjet në pikëkalimin kufitar Merdare deri në 90 minuta 

05 gusht 2021 | 09:14

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka bërë me dije se sot në orët e mëngjesit pritjet në Merdare në hyrje janë 20-30 minuta, ndërsa në dalje nga 70-90 minuta.

Pritje ka edhe në pikëkalimin kufitar Dheu i Bardhë. Në hyrje nga 15-20 min, ndërsa në dalje 40-50 minuta.

Ndërsa për të marrë informatat lidhur me fluksin në të gjitha pikat e kalimit kufitar mund të shfrytëzoni web faqen e MPB-së, ku QKMK azhurnon të dhënat në baza të rregullta.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar…