Pritjet nga qeveria LV – LDK nuk duhet të jenë të mëdha
Analisti politik Artan Muhaxhiri ka vlerësuar se procesi i themelimit të qeverisë së re nuk është i lehtë, por kërkon angazhime të mëdha shumështresore.
Ai ka thënë se, pavarësisht prej dallimeve, LV-ja dhe LDK-ja detyrimisht do të bëjnë kompromise në aspektin ideologjik, në ndarjen e pushteteve konkrete si dhe në modifikimin e pozicioneve të deritashme.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Muhaxhiri ka deklaruar se pritjet nga qeveria LV – LDK nuk duhet të jenë të mëdha sepse një pjesë e zinxhirit të sistemit institucional është deformuar strukturalisht dhe kjo nënkupton që korrigjimi i tij do të kërkojë kohë dhe angazhim konstruktiv.
Sipas tij, një ndër punët më të vështira të qeverisë së re do të jetë krijimi i besimit të qytetarëve në shtet.
Kurse sa i përket dialogut, Muhaxhiri ka theksuar se investimi i shtuar amerikan me emisarët e posaçëm çon drejt presionit për arritjen e marrëveshjes përfundimtare në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re’