Pritjet për marrëveshje të shpejtë Kosovë – Serbi, përtej realitetit

19 shkurt 2019 | 18:15

Viti 2019 mund të jetë vendimtar për arritjen e një marrëveshjeje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka paralajmëruar presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Ndonëse e ka vlerësuar procesin negociator me Serbinë si mjaft të vështirë, Thaçi ka shprehur bindjen e tij se marrëveshja do të mund të përmbyllet brenda vitit 2019.

Thaçi ka deklaruar se në muajt në vazhdim nëse punohet nga të dyja palët [Kosova dhe Serbia ]do të mund të arrihet një zgjidhje, që sipas tij, do t’i përmbyllte armiqësitë ndërmjet dy vendeve.

“Ne do të punojmë shumë dhe shpresoj që të shohim fleksibilitet dhe kreativitet edhe në Beograd, dhe në javët dhe muajt e ardhshëm të arrijmë një marrëveshje përfundimtare”, ka deklaruar Thaçi.

Por, njohësit e zhvillimeve politike në Prishtinë, kanë konsideruar se një marrëveshje paqësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë vazhdon të jetë e vështirë e arritshme, dhe se për të, siç thonë ata, duhet të punohet shumë.

Naim Rashiti, drejtor i Grupit Ballkanik për Politika në Kosovë, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se tendenca dhe planet edhe nga aspekti ndërkombëtar, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian janë që të arrihet një marrëveshje sa më parë.

Linku i shkrimit të plotë: https://www.evropaelire.org/a/pritjet-per-marreveshje-te-shpejt-kosove-serbi-pertej-realitetit-/29779196.html.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK), Shaip Havolli, ka pritur…