Pritjet për të dalë nga Kosova deri në katër orë, kjo është gjendja në pikat kufitare

08 janar 2022 | 19:14

Mërgimtarët kanë filluar që të kthehen në diasporë, pas kremtimit të festave të funditvitit në Kosovë.

Mirëpo gjatë kthimit ata janë duke pritur deri në katër orë për të kaluar pikat kufitare mes Kosovës dhe shteteve fqinje.

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar në Merdarë pritjet për të dalë janë deri në  4 orë, ndërsa kolona deri në 1 kilometër e 500 metra, shkruan Demokracia.com.

Në pikën Kufitare Dheu i Bardhë kolonat janë të gjata deri në  1 kilometër e 700 metra, ndërsa pritjet 4 orë. Kolona të gjata jenë edhe në pikën kufitare në Muçibabë dhe Mutivodë, bashkatdhetarët për të kaluar nga këto pika kufitare janë duke pritur deri në 2 orë, ndërsa kolonat janë 1 kilometër e 200 metra (Muçibabë), përkatësisht 300 metra (Mutivodë).

Ndërsa në pikën kufitare në Jarinjë kolonat janë të gjata deri në 3 kilometra, e pritjet nga 2 orë deri në 3 orë. Në Bernjak qytetarët janë duke pritur deri në 1 orë, kurse kolonat janë deri në 300 metra.

Në pikatë e tjera kufitare gjendja është më e qetë, pritjet për të dalë janë deri në pesë minuta, ndërsa radhë të veturave nuk ka.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbi 100 udhëtarë nga Kosova kanë marrë rrugë drejt Gjermanisë.…