Pritjet për të dalë nga Kosova te Dheu i Bardhë e në Merdarë deri në 2 orë
09 gusht 2024
| 10:46
Pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar në Merdarë janë deri në dy orë, ndërsa kolona është deri në 1.2 kilometra.
Sipas Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritje deri në dy për ta lëshuar vendin ka edhe në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Ndërsa, deri në një orë, pritjet për të dalë nga Kosova janë në pikën veriore, Jarinje, ndërsa për të hyrë deri në 30 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, pritjet për të hyrë e dalë nga Kosova nuk janë më të mëdha se 10-15 minuta.