Pritshmëritë e BE-së për qeverinë e re, Orav: Angazhimi në dialog dhe udhëheqja drejt reformave vendimtare

12 mars 2025 | 15:46

Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Avio Orav, ka shpalosur të mërkurën pritshmëritë e BE-së për qeverinë e re të Kosovës.

Ai ka thënë se pritshmëritë e BE-së për qeverinë e re janë: angazhimi në dialog dhe udhëheqja drejt reformave vendimtare.

“Në fjalimin tim sot, ndava pritshmëritë e mia për qeverinë e ardhshme të Kosovës: për t’u angazhuar në mënyrë konstruktive në dialogun e lehtësuar nga BE; për ta udhëhequr Kosovën në rrugën e reformave vendimtare”, ka thënë ai.

Orav ka thënë se Plani i Rritjes është “një mjet i shkëlqyer” për të mbështetur Kosovën në rrugëtimin e saj në BE.

Këto komente Orav i ka bërë gjatë prezantimit të Barometrit të Reformave Evropiane 2024 nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) dhe Instituti i Kosovës për Politika Evropiane (EPIK) të mërkurën në Prishtinë.

Në këtë barometër është thënë se nga hyrja në fuqi e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, Kosova nuk ka bërë asnjë përparim në rrugën integruese.

Orav ka thënë se ky barometër është i rëndësishëm për vlerësimin e perfomancës së qeverisë për reformat drejt BE-së.

“Barometri i Reformave Evropiane, i mbështetur nga ambasada e Holandës në Kosovë dhe që u implementua nga GLPS dhe Instituti Epik, është një mjet i vlefshëm në procesin e zgjerimit: ai vlerëson performancën e qeverisë dhe ministrisë në reformat e BE-së dhe ndihmon në përmirësimin e llogaridhënies së institucioneve publike”, është shprehur Orav.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Albanologjik (IA) ka botuar librin “Shkrime për letërsinë” të…