Privatizohet KF Ferizaj, synohet Evropa (foto)
KF Ferizaj sot është privatizua. Brian Deane, Benjamin James Rees, Oliver Codrington janë aksionar të KF Ferizaj me 51% , ndërsa donatorët vendor 49%.
“Sot edhe zyrtarisht klubi ynë është privatizuar. Ish-futbollisti anglez, Brean Dean ka marrë 51% të aksioneve, ku premtoi një organizim shumë të mirë, dhe deklaroi se KF Ferizaj së shpejti do të jetë në Champions League. Ai është shprehur i kënaqur që do të jetë aksionar i klubit tonë, gjithashtu edhe 49% të aksioneve janë për donatorët e qytetit tonë të cilët do të bashkojnë forcat për ta bërë një Ferizaj shumë më të organizuar, e konkurruese për trofe e dalje në Evropë”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.
Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu është shprehur i kënaqur që skuadra e Ferizajt po privatizohet, sepse tani është një mundësi më e madhe që ky klub të luajë në Evropë.
“Ne si klub jemi shumë të kënaqur me këtë privatizim, dhe besojmë shumë që këtë herë gjërat do të jenë shumë më ndryshe. Shumë shpejtë do të fillojmë me përforcimet e reja”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.
/Epoka e re/