Priyanka Chopra tregon si nisi lidhja e saj me Nick Jonas
02 nëntor 2018
| 11:31
Priyanka Chopra ka zbuluar mesazhin e parë që ka marrë nga Nick Jonas. “Unë nuk e kam bërë lëvizjen e parë. Ai e bëri”, ka thënë aktorja 36-vjeçare për “Entertainment Tonight”.
“Ai më shkroi mesazh. Hera e parë ishte një mesazh i cili thoshte: “Mendoj se ne duhet të lidhemi. Dhe kështu filluam të flisnim”, ka treguar Priyanka. Nick dhe Priyanka u fejuan në korrik, pas rreth dy muajsh në lidhje.