Prizren, arrestohet personi i kërkuar me urdhëresë gjyqësore
12 tetor 2023
| 12:38
Njësitet policorë të Stacionit Policor në Prizren, kane arrestuar një person ku njëjti kërkohet në bazë të urdhëresë së gjykatës, i cili ishte në arrati.
“Me 12.10.2023, rreth orës 06:00, në Prizren është arrestuar i kërkuari A.B 33 vjeçar, m/sh/k, ndaj të cilit Gjykata Themelore në Prizren kishte lëshuar Urdhëresë, i njëjti shoqërohet ne stacionin policor Prizren. Pas arrestimit dhe përfundimit të procedurave policore, sipas urdhëresës së gjykatës, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në kohë zgjatje prej 1 vite e gjashte muaj burgim”, ka njoftuar Policia e Kosovës.