
Prizren: Arrestohet shoferi që shkeli një burrë në zebra
21 dhjetor 2023
| 18:59
Xh.Zh, 21 vjeçar nga Prizreni, është arrestuar nga policia dhe është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Ai dyshohet se në mesnatës e së enjtes, e ka goditur me veturë një burrë në vendkalimin për këmbësor.
Kështu tha për Klankosova Shaqir Bytyqi, zëdhënës i policisë për rajonin e Prizrenit.
Bytyqi tha se viktima ka marrë lëndime të rënda trupore.
“S.K, 21 vjeç sipas mjekut dërgohet në QKUK-Prishtinë”, tha Bytyqi.