Prizren, diskutohet për ndërtimin e një qendre informative në Prevallë

04 mars 2025 | 15:10

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka pritur të martën zyrtarët e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, të Administratës së Parkut Kombëtar “Sharri” dhe sektorit për Mbikëqyrje dhe Kontroll, për t’i diskutuar mundësitë e bashkëpunimit në procesin e hartimit të Planit Hapësinor dhe Planit Menaxhues për këtë park.

Në fokus ishte gjithashtu ndërtimi i një qendre informative në Prevallë, në prona të komunës, si dhe ngritja e vetëdijes për ruajtjen e pasurisë natyrore dhe përmirësimi i shërbimeve për vizitorët, që synon mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Parkut të rëndësishëm Kombëtar “Sharri”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Albin Kurti së bashku me ministren e Arsimit, Shkencës,…