Prizren, përfundojnë punimet për rehabilitimin e rrugës “Bajram Shala”
30 korrik 2019
| 14:11
Drejtoria e Shërbimeve Publike në Prizren ka përfunduar punimet për rehabilitimin e rrugës “Bajram Shala” në lagjen Bajram Curri, ku është bërë asfaltimi i rrugës në gjatësi prej 950 metra dhe gjerësi 5,5 metra, duke e përmirësuar kështu dukshëm gjendjen në këtë rrugë.
Si pjesë e realizimit të punimeve, në këtë rrugë është bërë edhe rehabilitimi i ujësjellësit.
/Epoka e re/